SPORT

Juventusi mposht Sasuolon dhe rikthehet në +11

08:21 - 11.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Juventusi ka marrë një fitore të pastër ndaj Sasuolos në transfertë me rezultatin 0-3. Kështu, bardhezinjtë e çojnë sërish në 11 pikë diferencën nga vendi i dytë, që mbahet nga Napoli. Ishte Kedira, ai që ka kaluar në epërsi bardhezinjtë në minutën e 23-të, pas një pritjeje të keqe të portierit.




Në pjesën e dytë, Ronaldo me kokë dyfishon shifrat dhe Emre Çan në minutën e 86-të vulos gjithçka me një aksion fantastik të kampionëve të Italisë. Juventusi kështu ka hequr edhe një ndeshje tjetër në një transfertë jo të lehtë dhe ka bërë një diferencë, që do ta lërë disi më të qetë të luajë ndeshjet me Atletikon e Madridit në Ligën e Kampionëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.