Rajoni

Maqedonia e Veriut në NATO, Komisioni i Ligjeve voton unanimisht protokollin

12:24 - 11.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në formë unanime, Komisioni i Ligjeve në Parlamentin shqiptar ka miratuar protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut.




Anëtarët e opozitës dhe të mazhorancës votuan pro protokollit, i cili i hap rrugë ratifikimit të tij ditën e enjte në Kuvendin e Republikës.

Në seancën e së enjtes në Parlamentin pritet të jetë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të  Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Ndërkohë, Parlamenti grek ishte i pari që miratoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO duhet ta miratojnë 28 vendet anëtarë të NATO-s.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.