SHËNDET

Mbushni trupin me vitamina përmes avokados

15:05 - 11.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I pasur me përbërës ushqyes, avokado, i karakterizuar nga forma e dardhës, ka brenda tij një bërthamë të madhe të ëmbël e të butë që ndryshon nga ngjyra e verdhë e fortë në të verdhë të zbehtë.




Avokado ka disa të mira të cilat ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së lëkurës po ashtu edhe në shëndet.

Avokado është i pasur me betakaroten dhe glutation, dhe është mbrojtës ndaj rrezeve të diellit. Gjithashtu përmban vitamina A dhe E, dy antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë lëkurën të jetë elastike dhe ngadalësojnë plakjen e qelizave, duke luftuar edhe efektin e radikaleve të lira.

Studime të ndryshme tregojnë se një sasi e mirë kaliumi është në gjendje të reduktojë tensionin e gjakut. Vitamina A në avokado është e rëndësishme për shikimin, vitaminat B (B1 dhe B2) janë thelbësore për rritjen. Në këtë frut nuk mungojnë as vitaminat, D, E, K, H, PP.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.