Nostalgji

Nostalgji/ Baballarët VIP-a shëtisin fëmijët e vegjël

16:00 - 11.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Baballarët VIP-a shëtisin fëmijët e vegjël

Pa frikë mund të thuhet se fundjava e kaluar ishte fundjava e baballarëve të rinj e të vjetër. Kështu, në fundjavë VIP-at baballarë kanë zgjedhur vende të ndryshme për të gjezdisur fëmijët e tyre të vegjël. Ja ku e shohim Auron Taren, me djalin e tij, në rrënojat e Gjirokastrës. Ka vendosur që djalin patjetër ta fusë në botën e antikitetit, aty ku është i orientuar edhe vetë auroni.

Por ndërsa Tarja ka zgjedhur këtë mënyrë, është Frederik Ndoci që vajzën e tij 1 muajshe e ka nxjerrë për shëtitje. Këngëtari, ka zgjedhur teatrin Kame në Ibë për të shëtitur vajzën e tij, dhe zgjedhja e qetësisë dhe romanticitetit të vendit, na bën të kuptojmë se Frederiku po e orienton vajzën e vet drejt qetësisë dhe këngës. Kështu kanë preferuar që të kalojnë fundjavën baballarët e rinj me fëmijët e tyre, duke u dhënë që në muajt e parë të jetës, edhe profilin që do të kenë për të ardhmen.

Ky shkrim u botua më 16 Tetor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.