SPORT

Siti luan tenis me Çelsin dhe kap Liverpulin

13:00 - 11.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mançester Siti ka marrë një fitore të madhe ndaj Çelsit me rezultatin e thellë 6-0. Ekipi i Guardiolës është treguar i pamëshirshëm dhe i pandalshëm në këtë derbi, që vetëm si i tillë nuk përfundoi. Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e katër golave, që u shënuan në vetëm 25 minuta.




Sterling, dy herë Aguero dhe Gyndogan mbyllën “llogaritë” për 45 minutat e para. Pjesa e dytë nisi më e qetë nga “Qytetarët”, të cilët shënuan edhe dy herë të tjera me Agueron nga pika e bardhë e penalltisë dhe Sterling në minutat e fundit të sfidës. Tashmë Siti kap Liverpulin në vendin e parë me 65 pikë, por me një ndeshje më shumë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.