AKTUALITET

Targat e Provës, DPSHTRR: Nga 11 shkurti aplikimi online, si veprohet

11:41 - 11.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk do të ketë më radhë dhe humbje kohe për të siguruar për automjetin e tyre një targë Prove. Nga data 11 shkurt, aplikimi dhe ndjekja e procedurës do të bëhet online, me qëllim shmangien e vonesave dhe abuzimit.




Ka qenë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor që ka bërë të ditur lajmin përmes një njoftimi zyrtar. Sipas DPSHTRR-së subjektet do të mund të aplikojnë online edhe për rinovimin e autorizimeve të dhëna para 2018-s apo nëse do të bëjnë një aplikim të ri për sipas Licensës/Aktivitetit.

Falë reformave për lehtësimin e shumë shërbimeve të ndërmarra së fundmi, shumë aprovime e praktika po bëhen online.

“Nga 11.2.2019 Aplikimi për Targë Prove Online! Rinovim i Autorizimeve të dhëna para 2018! Aplikim i ri për subjektet sipas Licensës/Aktivitetit!
Aprovimi/Informimi me email! FUND sekserëve e sorrollatjeve! Kategorizim i TPL sipas mjeteve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Nga 1 shkurti sikurse ishte premtuar, targat e Provës po jepen me regjistër të veçantë dhe në sistem.

Ndryshimi vjen me Librin e Lëvizjes që do dokumentojë shasinë, datën, emrin e personit në timon (përgjegjësi/vartësi i subjektit)! DPSHTRR do rinovojë targat e dhëna më parë duke aplikuar kushtet e reja. Ndryshimi lehtëson kontrollin nga Policia Rrugore dhe nga Task Forca e Transportit Rrugor, zgjidh problemin e vjetër të autorizimit të kufizuar vjetor duke e bërë automatikisht të rinovueshme të drejtën e përdorimit me blerjen e Librit të Lëvizjes (kush lëviz më pak, shpenzon më pak), rritet e drejta e përdorimit nga çdo i autorizuar/punësuar/vartës i subjektit, disiplinon në vetvete lëvizjet me këtë targë duke u bazuar te vetdeklarimi në Librin që shoqëron targën në automjet dhe i jep seriozitet vetë Targës së Provës për një mbulim të plotë këtej e tutje me TPL nga siguracionet. Tarifat ekonomike, rinovim i të gjitha targave aktualisht në përdorim ose që kishin skaduar si autorizime!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.