AKTUALITET

Vendimi për Dajtin, Meta: Të vihen në lëvizje KLGJ dhe Prokuroria

12:00 - 11.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin, i cili vrau 4 policë dhe u dënua me 25 vite burg si rezultat i gjykimit të shkurtuar, ka sjellë reagimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.




Presidenti u shpreh se është KLGJ-ja dhe prokuroria duhet vihen në lëvizje për të verifikuar dhe hetuar çështjen.

 Zoti President a keni një koment për vendimin e Gjykatës së Apelit që e zhbënë vendimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe e dënon atë me 25 vite burg?

Mbështes fuqimisht reagimin dhe thirrjen e ambasadorit të Bashkimit Europian, zoti Soreca, që KLGJ-ja dhe Prokuroria e Përgjithshme të vihen në lëvizje për të vlerësuar dhe për të verifikuar dhe hetuar çështjen në fjalë.

Mazhoranca ka rrëzuar dy kandidaturat e Presidentit të Republikës për kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Është përfolur se Anastas Angjeli mund të jetë në këtë post. A do të jetë ai kandidatura e tretë e Juaja?

Unë jam i bindur që të gjitha zgjidhjet dhe propozimet e Presidentit të republikës synojnë forcimin e institucioneve të pavarura, dhe gjithmonë këtë gjë do të synojnë. Synojnë forcimin e sundimit të ligjit në vend dhe jo të sundimit të shumicave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.