SHËNDET

Ylli Merja: Si të kuroni spondiloartrozën cervikale me vajra esencialë

16:40 - 11.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Spondiloatroza është një sëmundje që prek qafën, veçanërisht në periudhën e dimrit, për shkak të të ftohtit dhe temperaturave të ulëta. Ndërkohë, spondilioartroza cervikale është një dëmtim i vertebrave cervikale në vertebrat nga C1-C7. Kjo sëmundje mund të shkaktohet nga dëmtime të vertebrave të qafës për shkak të qëndrimit të keq, leximit me orare të zgjatura, trauma në qafë, apo dëmtime për shkak të aktiviteti fizik etj.. Qafa nuk duhet përkulur përpara më shumë sesa 30 gradë gjatë leximit, punës në kompjuter apo çdo aktiviteti tjetër.




Kategoritë e riskuara
Grupi më i rrezikuar për t’u prekur nga sëmundja e cervikales është grupmosha mbi 50 vjeç, por vihet re një përhapje gjithnjë e më e madhe tek individët 20-30 vjeç. Këto grupmosha janë duke u ekspozuar ndaj kësaj sëmundjeje për shkak të faktorëve si studimi apo puna në kompjuter. Studentët në universitet që kalojnë shumë kohë duke studiuar kanë shumë shpesh dhimbje koke e marrje mendsh dhe vuajnë pa e kuptuar nga cervikalja. Gjithashtu, preken edhe individët që qëndrojnë për një kohë të gjatë në kompjuter apo nuk kryejnë aktivitet fizik dhe bëjnë një jetë sedentare. Ka shumë raste të individëve që kanë pasur mpirje të dorës dhe gishtave dhe kanë menduar se kanë probleme me nervat e dorës, apo probleme në tru dhe kanë marrë ilaçe për të qetësuar nervat e dorës. Por kjo është shpeshherë një shenjë e spondilioartrozës, pasi nervat e qafës fillojnë të mos furnizohen mjaftueshëm me gjak dhe oksigjen dhe shkaktojnë mpirje të dorës, shkaktojnë mungesë të përqendrimit dhe të sëmurët nuk ndihen të kthjellët nga ana mendore.

Simptomat
Spondilioartroza ka disa simptoma si: dhimbje koke të shpeshta që mund të kalojë nga pjesa e pasme e kokës anash saj, dobësim të shikimit, marrje mendsh nëse lëvizet koka majtas – djathtas. Gjithashtu nëse personi vëren te zona e qafës, një pjesë të dalë është më i rrezikuar për të vuajtur nga spondilioartroza.

Parandalimi
Këshillohet që të kryhen shpesh ushtrime fizike dhe individi mos të rrijë pasiv gjatë gjithë kohës. Nëse puna lidhet me kompjuterin, duhet të bëhen pushime 10 minuta çdo ore, të qetësohen sytë dhe qafa. Nuk duhet të bëhen lëvizje të shpejta të menjëhershme të qafës dhe koka nuk duhet përkulur më shumë se 30 gradë.

 

Trajtimi me bimë medicinale
Përdorimi i vajit të sinapit dhe ekstraktit të variçeve ka dhënë shumë rezultat në shërimin e spondilioartrozës dhe ka ndihmuar në ndalimin e dhimbjeve të kokës vetëm pas ditës së parë të trajtimit. Këto përzierje kanë dhënë shumë rezultate deri në largimin e mpirjes së dorës që shkaktohet nga spondilioartroza. Dy ekstraktet përdoren për rreth një muaj për të përfunduar kurën e plotë. Në rastet më të avancuara të sëmundjes përdoret edhe një çaj miks, që ndihmon në rigjenerimin e kockave dhe përmban minerale të shumta ushqyese për të ndihmuar në brendësi të organizmit, ashtu si edhe jashtë. Kur jeni duke përdorur vajin dhe ekstraktin këshillohet të vendosni një shall gjatë ditës, për ta mbajtur qafën gjatë gjithë kohës të lyer me vajin dhe në temperaturë të ngrohtë, që të mos preket nga era apo ajri i ftohtë.

Kjo kurë bimore ndihmon në hollimin e gjakut dhe lejon rrjedhshmëri të tij në kyçe dhe inde; si dhe ka efekt qetësues në qelizat nervore. Për të përgatitur çajin veproni kështu: zieni 2.5 litra ujë në një tenxhere e kur të jetë uji në valim shtohet 1 paketë me çajin, 1 lugë gjellë rozmarinë, 1 lugë gjelle lëvore shelgu dhe 1 lugë gjelle dëllinjë. Lihen të ziejnë vetëm 2-3 minuta. Mbulohet me kapak derisa të ftohet çaji. Pastaj konsumohet 3 gota në ditë, para ushqimit. Por mbi të gjitha përdoren ekstrakti i variçeve dhe vaji i sinapit për cervikalen. Ekstrakti i variçeve nxit qarkullimin e gjakut. Ai përmban substanca të ndryshme (kapsaicinë, timol, cineol, acid triterpenoik) që luftojnë inflamacionin dhe ënjtjen, forcojnë enët e qarkullimin e gjakut. Vaji i sinapit nxit qarkullimin e gjakut në kyçe, shkrin kolesterolin dhe lubrifikon vertebrat. Ky vaj duke masazhuar qafën dy herë në ditë, zbut tendinat, lehtëson lëvizjen e vertebrave dhe qetëson dhimbjet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.