AKTUALITET

Bënin kërdinë duke vjedhur, zbulohet banda e hajdutëve

09:45 - 12.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një bandë hajdutësh është zbuluar në Elbasan. Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë zbardhur një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë, ku kanë arrestuar në flagrancë një shtetas, si dhe kanë shpallur në kërkim dhe dy të tjerë.




Kështu në pranga ka rënë 24-vjeçari me iniciale I.J, banues në Has, Kukës, i dënuar më parë për vjedhje.

“Ky shtetas është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë vjedhur një ciklomotor në pronësi të shtetasit B.S.

Nga veprimet hetimore të kryera, nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, dyshohet se këta shtetas janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë.

Në bashkëpunim me njëri -tjetrin dyshohet se kanë kryer vjedhje në 3 banesa në Peqin, si dhe mjetin që përdorin për të lëvizur kur kryenin vjedhje rezultoi se këta shtetas e kanë vjedhur në Lushnje, mjet i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sëbashku me ciklomotorin dhe disa sende të tjera.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se i kanë kryer këto shtetas në bashkëpunim me njërin- tjetrin”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme .

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.