Show-Bizz

Çfarë po ndodh me Luanën dhe të dashurin e saj/ A është ndarë çifti?

13:19 - 12.02.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Do apo nuk do, Luana Vjollca është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Pas suksesit që korri me emisionin e saj, “Shiko kush luan” bjondja seksi nuk ka ndërmend të ndalojë. Menjëherë ajo i është rikthyer muzikës ku po përgatitet për një tjetër këngë.




Edhe pse ka deklaruar që jetën private do ta mbajë larg publikut, tashmë moderatorja e ka kuptuar që edhe me këtë pjesë e josh publikun. Prej vitesh mediat kanë folur për lidhjen e saj me biznesmenin kosovar, Krenar Çoçaj. Një marrëdhënie me ulje-ngritjet e veta duket kjo e dyshes nga jashtë, por në fakt është krejt ndryshe.

Me aq sa kemi mundur të mësojmë çifti ka tashmë një lidhje të konsoliduar, duke jetuar këtë histori dashurie mes Tiranës dhe Prishtinës. Shpesh është përfolur për një ndarje mes tyre, duke iu referuar rrjeteve sociale.

Si Luana edhe Krenari herë pas here ndalojnë së ndjekuri njëri-tjetrin në Instagram, duke aluduar për një ndarje mes tyre. Më shumë sesa probleme në çift, kjo duket si një strategji e tyre për të bërë zhurmë, pa konfirmuar asgjë më pas. Edhe sot nëse bëni një vizitë në rrjetet sociale, Luana nuk e ka follow Krenarin.

Burime pranë GSH, kanë mundur të mësojnë se çifti janë duke jetuar ditë plot dashuri sa më larg syrit të kureshtarëve. Vetëm pak ditë më parë ishte Luana që udhëtoi drejt Kosovës, ku mes angazhimeve që ka, është partneri saj që e asiston. E pas Kosovës, Luana do të udhëtojë drejt Zvricrës për ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. E natyrisht që vec punës do të jetë edhe një arratisje e ëmbël për dyshen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.