AKTUALITET

Emrat/ Zbardhen rezultatet e provimit për 1000 infermierë në 10 qarqe

15:55 - 12.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Të gjithë infermierët që u testuan për të fituar një vend pune në spital apo qendra shëndetësore tashmë mund të njihen me rezultatet. Gazeta Shqiptare zbardh sot emrat e 1000 infermierëve dhe pikët e grumbulluara nga secili për 10 qarqe, përkatësisht Dibër, Durrës, Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë dhe Gjirokastër. Ndërkohë Qarku Shkodër, Qarku Kukës, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës dhe Qarku Dibër për profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist do të zhvillojë provimin në datë 16 shkurt, ora 12.00.




Një ditë më vonë, Qarku Elbasan, Qarku Korçë, Qarku Berat, Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe -Qarku Gjirokastër do të zhvillojë testimet në profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist më 17 shkurt, ora 12.00. “Testimi do të bëhet në Godinën e Lëndëve Paraklinike (pas spitalit infektiv) Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, për të gjithë për të gjitha qarqet”,-thekson Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Listën e plotë me emra e gjeni në “Gazeta Shqiptare” print në çdo pikë shitje të gazetave


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.