SPORT

Igli Tare “djeg” Juventusin dhe Interin për talentin argjentinas

09:18 - 12.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Skuadrat dhe trajnerët garojnë dhe bëjnë çmos për të arritur vende sa më të mira në renditje për objektiva të rëndësishëm, ndërsa drejtorët nuk qëndrojnë asnjë ditë të qetë dhe shikojnë për përforcime ideale, që në verë t’u japin trajnerëve, ekipe sa më të kompletuara. Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare, është vënë në gjurmët e talentit të Lanusit, De La Vega, lojtar për të cilin janë shumë të interesuar dhe Juventusi e Milani, por ish-lojtari i Kombëtares kuqezi duket se ka “djegur” në kohë dy gjigantët italianë.




De La Vega është një lojtar mjaft i ngjashëm me Felipe Andersonin, teksa raportohet se zyrtarizimi i marrëveshjes mes kryeqytetasve bardhekaltër dhe Lanusit është çështje ditësh. Gjithashtu, Tare po vëzhgon me shumë interes edhe mbrojtësin e djathtë të Strasburgut, Keni Lalan, për të cilin klubi francez kërkon minimalisht 10 milionë euro për ta lënë të lirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.