Nostalgji

Nostalgji/ Ishte koha kur Sali Berisha dhe Bamir Topi ishin “shokë”

16:00 - 12.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




 

Berisha në stadium pas 15 vitesh

Që presidenti i Republikës Bamir Topi është një dashamirës i madh futbolli këtë e dimë të gjithë, nuk ka shqiptar që nuk e di, sepse edhe vetë Bamiri, nuk lë ndeshje pa parë, sidomos ato ku luan ekipi i tij i zemrës “Tirana”. Ama, që të kishte ndonjë pasion për futbollin kryeministri Sali Berisha, këtë njerëzit nuk e dinë. Tani, nuk e kemi të qartë nëse Berisha shkoi në stadium për të shoqëruar homologun e tij të Bosnje Hercegovinës, apo nëse donte ta shfrytëzonte këtë për fushatë, se për vizat dhe liberalizimin e tyre, nuk mund të fliste dot aty. E vërteta është se është hera e dytë që ai shkon në stadium, plot pas 15 vjetësh. Ata që ishin në tribunën vip, kanë parë shumë shpesh që kryeministri ka qenë edhe në ankth, sidomos pas golit të parë që hëngri Shqipëria. Dhe më shumë u entuziazmua, që kafen në pushimin e ndeshjes do ta pinte rehat, pas golit të kombëtares sonë. Ka zëra të ligë që thonë se Berisha ka ndikuar që ndeshja të dalë barazim, për shkak të marrjes së liberalizimit të vizave nga të dy shtetet, por këto janë vetëm zëra….

Ky shkrim u botua më 16 Tetor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.