AKTUALITET

“Nuk ka epidemi”, ISHP qetëson qytetarët

12:27 - 12.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Instituti i Shëndetit Publik ka qetësuar qytetarët, ndërsa ka bërë të ditur se vendi nuk ndodhet në epidemi, por ka aktivitet me intensitet të lartë të gripit.




Sipas ISHP-së, në Shqipëri ashtu si edhe në vendet e Rajonit apo më tej vendet Europiane mbizotëron qarkullimi i virusit të tipit A, nëntipi A/H1 pdm09.

“Të gjitha mostrat e ardhura janë testuar me metodën molekulare të Real-Time RT PCR. Nga testimi i tyre nga 1 Janari deri në 11 shkurt janë identifikuar 329 persona të prekur me virusin A të gripit, nga të cilat: 231 (70.2%) viruse janë nëntipi A/H1pdm09 , 20 (6.1%) viruse nëntipi A/H3 dhe 78 (23.7%) viruse tipi A – nëntipizimi është në proces”, – thuhet në njoftimin e ISHP-së.

Në javën 05 të vitit 2019 vërehet një trend në rritje i numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtme dhe ky numër është 10% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

ISHP-ja thekson edhe njëherë, se AH1N1 është grip sezonal tek i cili vaksina anti-grip vepron dhe ofrohet falas për grupet me më shumë risk; punonjësit shëndetësor, gratë shtatzëna, personat me diabet, personat me azëm apo sëmundje pulmonare, personat me sëmundje kardiake, personat me sëmundje të veshkave dhe të mëlçisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.