SPORT

Prenga: Luajtën pa dëshirë dhe pa gjak

11:23 - 12.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Besnik Prenga nuk është aspak i lumtur me humbjen që Laçi i tij pësoi në Korçë, mbi të gjitha sepse kjo ishte humbja e dytë radhazi. Por, ajo që e ka mërzitur më shumë trajnerin mirditor është fakti se ekipi i tij ka luajtur pa dëshirë dhe pa gjak.




Pse kaq shumë vuajtje në sulm?
Nuk them që kemi gabuar në merkato, u bënë dy blerje sa për të thënë që u bënë. Kemi shumë probleme në sulm. Urime Skënderbeut, na treguan se si luftohet për ngjyrat e fanellës. Sot (dje) ishim shumë dobët, gabimet erdhën nga mesfusha. Mua më shqetëson shumë ecuria e ekipit. Sot jam shumë i shqetësuar, ne nuk kishim dëshirë, ishim pa gjak, na mësuan si luhet futbolli. Ishin ata që treguan se donin fitoren. Në dy ndeshje s’kemi treguar asgjë. Që nesër t’i futemi stërvitjes.

Mendoni se objektivi Europës është i arritshëm?
Skuadrat treguan që janë aty-aty. Ne nisëm ndeshjen mirë, por më vonë nuk bëmë mirë. Ecuria e ekipit ka qenë e tillë. Ndërrimi i trajnerit nuk sjell asgjë. Diku kemi gabuam në seleksionim.

Janë lojtarët që nuk funksionojnë?
Çdo lojtar ka atë CV e vet. Lojtarët me ngjyrë kanë shumë probleme, sa të marrin vizat, janë pa stërvitur. Nuk mundemi të fusim këta lojtarë. Këtu është problemi, s’kemi kaq shumë lojtarë të fusim në lojë dhe përshtatemi me këta.

Pse i ka humbur kjo grinta Laçit, çfarë nuk shkoi?
Unë nuk jam trajner që bëj shumë zëvendësime. Unë e mbyll ndeshjen me 11 ose me 12 lojtarë. Jam pak kurnac te kjo pjesë. Kam pasur shumë probleme në sulm. Këtë skemën 4-4-2, jemi të vetmit që po e bëjmë, pasi kam qenë i detyruar, nga mungesat. Unë kam nevojë dhe për lojtarët me ngjyrë (më falni për shprehjen). Te mua është e vështirë të marrësh minuta, ai lojtar që më fiton besimin me atë punoi deri në fund.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.