AKTUALITET

Rikthimi në audiore, Filologjiku zbardh vendimin: Mësim edhe në fundjavë

10:55 - 12.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas bojkotimit të mësimit, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë pas rikthimit në auditore, ka marrë një vendim lidhur me ecurinë e këtij viti akademik. Përmes vendimit të firmosur nga dekani i këtij fakulteti, Sabri Laçi është vendosur që periudha e mësimit të shtyhet deri më datë 3 mars të këtij viti. Mësim do të zhvillohet edhe në fundjavë, ndërsa sezoni i provimeve, mendohet të shtyhet pas datës 4-24 mars.




Vendimi
“Me qëllim realizimin e programeve të parashikuara për këtë vit akademik, pa dëmtuar formimin e studentëve, dekanati, në mbledhjen e datës 11.02.2019, miratoi mbledhjen e strukturës si vijon:

1.Periudha e mësimit për semestrin e parë shtyhet deri më datë 03.03.2019. Do të mbahet mësim edhe gjatë fundjave, si dhe oraret kur të ketë salla të lira”,-thuhet në vendimin e firmosur nga dekani. Sakaq, sipas këtij të fundit, përgjegjësit e departamenteve do të hartojnë agjendat e njësive bazë, pasi të jenë konsultuar me studentët, stafet akademike apo edhe ato ndihmë-akademie. “Kopje të agjendave do të dorëzohen në sekretarinë mësimore dhe tek zv.dekanët përgjegjës deri më datë 13.4.2019. Datat e provimeve të mbartura do të jenë: 26, 27, 28 shkurt, pas orës 14:00”,-thuhet më tej në vendim.

Kërcënimi
Pedagogu Mark Marku ka sqaruar dje në Komisionin e Medias akuzuat e artikuluara pak ditë më parë ndërsa pedagogët e Filologjikut ishin në grevë. “Ishte një shkelje flagrante e ligjit. Një ditë para se të ndodhte kjo, ishte këtu në komision ministri Lleshaj. Kishte ardhur për dëgjesë dhe për tu justifikuar, ndërsa të nesërmen na sillte policinë neve aty për t’i bërë karshillëk opinionit publik. Pra, tregojnë që nuk pyesin fare për ligjin. Ky është mesazhi më i keq që mund ti jepet studentëve”,-tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.