Aktualitet

S’donte që gruaja të niste punë, pse gardisti vrau gruan në sy të vajzës së mitur

10:42 - 12.02.19 Gazeta Shqiptare

Krimi godet sërish familjen shqiptare. Alket Arapaj është 44-vjeçari që vrau sot në orët e para të mëngjesit të sotëm bashkëshorten e tij, Ervilma Seferi.



Dyshohet se vrasja ka ndodhur në dhomën e ndenjes pas një konflikti banal mes tyre, në sy të vajzës së mitur.

Ndërkaq, Gazeta Shqiptare mëson se gardisti, i cili kishte 15 vite që shërbente në Gardën e Republikës vrau 36-vjeçaren me armën e shërbimit. Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar krismat, duke njoftuar më pas policinë.

Nga sa mësohet, bashkëshortja e vrarë mëngjesin e sotëm e çonte çdo ditë vajzën e vogël në kopësht, ndërsa ditët e fundit ajo nuk është parë nga fqinjët. Mendohet se ajo kishte filluar punë, gjë që nuk kishte miratimin e bashkëshortit të saj. Pas vrasjes, vajza e mitur është marrë nga prindërit e viktimës.

Fqinjët e familjes Arapaj shprehen se ata si çift nuk kishin probleme dhe ishin një model në lagje. Ata ishin predikues të rregullt të fesë islame dhe gruaja ishte e mbuluar me shami. “Familje e mirë, ka kaq vite këtu. Si nënë edhe i ati shumë i mirë. Edhe ai ishte shumë i mirë, ishin njerëz me fe, se faleshin. Ne jemi habitur kur dëgjuam këtë lajm. Do ketë qenë ndonjë moment, ose do ta ketë bërë padashje. Nuk ka mundësi që një njeri kaq i mirë të vriste gruan. Edhe gruaja ishte shumë e mirë”, – kanë deklaruar fqinjët.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *