BOTA

SHBA kërkon të dënohet ish-zyrtari saudit për vrasjen e Khashoggit

13:09 - 12.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“SHBA-të janë duke i kërkuar Arabisë Saudite të burgosin një ish-zyrtar të lartë të implikuar në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi”.




Në një artikull të publikuar, “The Wall Street” citoi zyrtar anonimë sauditë dhe amerikanë dhe raportoi se Riadi deri më tani i rezistoi ashpër presionit të SHBA-ve për të ndërmarrë veprime kundër ish-zyrtarit të lartë, Saud al-Qahtani, mbi vrasjen e Khashoggit.

Al-Qahtani më parë ka shërbyer si de fakto krahu i djathtë i Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman, një post nga i cili zyrtarisht u largua, edhe pse ai ka vazhduar të shërbejë si këshilltar jozyrtar në gjykatën mbretërore të Arabisë Saudite.

“Ne nuk e shohim se Saud al-Qahtani është shumë i kufizuar në aktivitetet e tij”, tha një zyrtar i lartë anonim i Departamentit të Shtetit për gazetën amerikane.

Al-Qahtani ishte një nga 17 sauditët e sanksionuar nga SHBA-të në dhjetor për vrasjen e Khashoggit, teksa edhe Turqia kërkon ekstradimin e tij.

Zyrtarët sauditë konfirmuan se ai mbetet një këshilltar informal për bin Salman, edhe pasi u shkarkua nga Mbreti Saudit Salman.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.