SPORT

Shehi: Tani ta lëmë krizën pas shpine

12:34 - 12.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, kësaj radhe kishte se çfarë të thoshte për mediat. Në prononcimin e tij për “Supersport” pas fitores me Laçin, deklaroi: “Jemi të kënaqur, sepse u rikthyem te fitorja. Kishim harruar shijen e fitores. Më vjen mirë për këtë, pasi na shërben për besimin dhe vazhdimësinë, pasi kemi një skuadër të re. Prurjet e reja po shkrihen me ekipin dhe më vjen mirë për fitoren sot (dje) që e marrim me lojë. Marko Pervan është një lojtar me shumë cilësi. Ai dhe Sibo erdhën në fund. Duke parë cilësitë e tij, e futa që në ndeshjen e parë në Krujë.




Ai na bën shumë punë. Duke parë Taipin dhe Toskiç, që u dëmtua, kemi skuadër me kualitet dhe të rinj. Shpresoj të zgjidhim edhe punën e nënshtetësisë për 2 shqiptarët që janë në fushë. Kemi shumë të huaj, 4 na lejohet. I japin shumë cilësi skuadrës. Pas 4 humbjeve në fazë e parë, mendova se skuadra do e linte pas. U stërvitëm mirë në fazën përgatitore, bëmë miqësore të mira, por u dëmtuan disa lojtarë dhe ndeshja me Partizanin nuk na gjeti të plotë. Prurjet e reja dhe rikthimet nga dëmtimet do na kthejnë në rrugën e duhur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.