AKTUALITET

Tiranë, ALUIZNI: 250 personat që kanë gati lejet e legalizimit

09:13 - 12.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

ALUIZNI publikon listën me 250 personat që kanë gati lejet e legalizimit në qarkun e Tiranës. Pronarët që kanë gati lejet janë në 11 njësitë e kryeqytetit dhe në zonat përreth. Përfituesit duhet të tërheqin lejet e legalizimit dhe më pas presin që Agjencia e Legalizimeve të ndjekë procedurën për pajisjen e tyre me certifikatën e pronësisë. Gjithashtu, ALUIZNI publikon edhe listën me 51 persona që kanë ndërtuar pa leje, por që duhet të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për legalizimin e shtëpive.




Tapia
Procedurat për marrjen e tapisë janë ndjekur nga ALUIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë, por përfituesit duhet të shkojnë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të aplikojnë për tapinë. Pas ndryshimeve të fundit ligjore, qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesit të legalizimit, por e gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të bëhet nga ‘Agjencia’. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m². Sipërfaqet mbi masat e përcaktuara në këtë pikë, të cilat për shkak të përmasave ose konfiguracionit nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim.

Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrimi i pjesëve takuese mbi pasuritë (parcelë dhe objekt) kryhet në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar brenda afatit të vetëdeklarimit. Subjektet mund të përcaktojnë përveç pjesës takuese, edhe pjesët fizike respektive nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti.

Listën e plotë me emra e gjeni në “Gazeta Shqiptare” print në çdo pikë shitje të gazetave


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.