AKTUALITET

“Më tradhtonte. Më vjen keq për vajzën”, zbardhet dëshmia e gardistit që vrau gruan

13:07 - 12.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën mëngjesin e sotëm, ku gardisti Alket Arapaj me armën e shërbimit vrau bashkëshorten e tij, 36-vjeçaren Ervilma Seferin.




Ndërkaq, është zbardhur dëshmia e gardistit, i cili ka pohuar se e ka vrarë atë pasi pasi e tradhtonte.

“Gruaja më tradhtonte prandaj e vrava. Kohë e fundit ishin shtuar dyshimet për tradhëti. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt”, – mësohet të jetë shprehur Arapaj.

44-vjecari vrau në banesën e tyre në zonën e Alliasit bashkëshorten, 36-vjeçare Ervilma Seferi, në sy të vajzës së mitur. Kjo e fundit u mor nga prindërit e viktimës.

NGJARJA

Një gardist ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare me armën e shërbimit.
Ngjarja ka ndodhur në Allias, në banesën e çiftit. Alket Arapi,punonjës në gardë ka vrarë me armën e shërbimit gruan e tij 36-vjeçare, Ervilma Seferi. Nga sa mësohet, ai është vënë në pranga.

‘Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës).

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe”, -sqaron policia e Tiranës në njoftimin zyrtar.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.