Sociale

Emërohen sot dy zëvendësministrat e rinj të Arsimit, ja kush janë

11:48 - 13.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë emëruar sot dy zëvendësministrat e rinj të Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Kështu, bëhet e ditur se dy zëvendësministrat e rinj janë Redi Shtino dhe Lorena Haxhiu.




Kujtojmë këtu se Shtino ka mbajtur postin e këshilltarit në Ministrinë e Arsimit, ndërsa Lorena Haxhiu ka mbajtur postin e drejtoreshës për rininë në Ministrinë e Arsimit.

Shtino dhe Haxhiu kanë zëvendësuar Besa Shahinin, e cila tashmë është emëruar ministre e Arsimit dhe Taulant Mukën i cili dha dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit.

Vendimet nuk janë publikuar ende nga Kryeministria, ndërkohë që pas 15 ditësh ato botohen dhe hyjnë në fuqi në fletoren zyrtare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.