Show-Bizz

Habit Era Istrefi: Lëre të dashurën se jam e mërzitur. DJ botëror deklaron: Do divorcohem për ty

09:06 - 13.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo është një nga këngëtaret shqiptare me famë botërore, e cila po shijon momentet e suksesshme të karrierës së saj, ndonëse jeta personale duket se ka mbetur në hije për artisten. Pak më parë, Era Istrefi ka publikuar dy foto buzë pishinës teksa si koment përdor tekstin e një kënge të njohur që përkthehet. “Ndahu nga e dashura, sepse jam e mërzitur” ndërsa menjëherë ka komentuar edhe DJ i njohur Diplo, me të cilin flitet se artistja shqiptare mund të ketë nisur një romancë. Mes komenteve ngacmuese ndaj Erës, DJ ka shkuar më tej një koment që ka tërhequr vëmendjen e gjithë fansave i shkruan: “Do të divorcohem për ty”, duke bërë që edhe njëherë të nisin zërat se dy artistët po shoqërohen me njëri-tjetrin.




Era Istrefi dhe producenti i famshëm kanë nisur njohjen që përpara hitit “Live it Up”, që mban firmën e tij e madje thuhet se ishte ai që bëri që Era të ishte pjesë e këngës së njohur të Kupës së Botës së Rusisë FIFA 2018. Edhe më herët dyshja ka shkëmbyer komente ku i shprehin dashurinë njëri-tjetrit në rrjetet sociale si ky më poshtë. Ndërkohë që më parë është dyshuar se këngëtarja ishte në një marrëdhënie me një tjetër këngëtar anglez, por që asnjëherë nuk u konfirmua lidhja e tyre nga dyshja.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.