Show-Bizz

Nga fiksimi tek fejesa/ Historia e Elvana Gjatës me Ervin Matën

13:19 - 13.02.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ervin Mata që prej tetor është i shpallur në kërkim nga policia shqiptare. Vec përfshirjes së tij në një ngjarje kriminale, biznesmeni u bë i njohur edhe si partneri i këngëtares së njohur Elvana Gjata. Edhe pse gati dy vitesh bashkë, çifti nuk kishte asnjë dalje publike, apo asnjë foto. GSH sjell sot detaje nga historia e dashurisë së Ervinit dhe Elvanës.




Me aq sa kemi mundur të mësojmë dyshja është njohur rreth dy vite më parë jashtë Shqipërisë. Elvana ka qenë e ftuar në një koncert, ndërsa Ervini ka qenë ndër klientët që ka shijuar performancën. Megjithatë miqtë të afërt na kanë thënë se për Ervinin, Elvana ka qenë gjithnjë “fiksimi i vjetër”. E duket se ai që ka qenë një fans i vjetër i këngëtares, shumë shpejt u shndërrua në partnerin e saj. Veç karrierës do të ishte edhe dashuria ajo që e largoi Elvanën nga Tirana, duke qenë se i dashuri saj drejtonte biznese larg Shqipërisë. Do të kalonte shumë pak kohë lidhje dhe të dy morën një tjetër hap, duke e bërë lidhjen e tyre edhe më serioze. Edhe pse në qarqet e gazetarëve dihet tanimë fejesa sekrete e Elvana Gjatës, askush nuk mundi të sigurojë një foto apo një prononcim.

Megjithatë të gjithë ishin të bindur për një fakt, se jeta luksoze e këngëtares ishte meritë edhe e të fejuarit të saj, milioner. Do të ishte rikthimi i saj vitin e shkuar në Tiranë për recitalin “3” që do të sillte edhe njëherë në vëmendjen historinë e dashurisë, duke “shpresuar” se përkrah saj do të qëndronte edhe i fejuari. Në fakt ishin vetëm vjehrra dhe vjehrri që u shfaqën në koncertin e Elvanës. Mbrëmjen e 4 tetorit duket se kurioziteti i publikut për imazhin e Ervin Matës mori fund. Do të duhej një ngjarje e rëndë kriminale, ku Mata ishte përfshirë që të gjithë të merrnin vesh se cili është i fejuari që Elvana e mbante aq sekret. Ditëlindja e këtij viti e gjeti këngëtaren në Tiranë, duke u përgatitur për një rikthim në skenën muzikore, madje dhe me të fejuarin të shpallur në kërkim.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.