SHËNDET

Nuk doni të shtoni kile? Ja ushqimet që mund t’i hani pa frikë

15:34 - 13.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përderisa nuk ekziston diçka e tillë si ushqim me zero kalori, ka disa ushqime të cilat mund t’i hani lirshëm pa u brengosur se do të shtoni kile.




Sipas ekspertes së ushqimit, Dr. Lisa Young, këto ushqime në përgjithësi ndahen në dy kategori: pemë dhe perime.

Young thotë se ka disa arsye se përse nuk shtoni peshë duke i ngrënë ushqimet e mëposhtme:

– Kryesisht përbëhen nga uji
– Kanë shumë pak kalori
– Përmbajnë fibra, të cilët ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur

Megjithëse këto pemë dhe perime nuk kanë shumë proteinë, ato janë të mbushura me vitamina, antioksidantë dhe nutrientë tjerë që i shërbejnë mirë shëndetit të përgjithshëm.

Boronicat
Boronicat më së miri njihen për përmbajtjen e antioksidantëve. Ky ushqim ka më shumë antioksidantë sesa çdo pemë tjetër, ndërkaq 1 gotë me boronica ka vetëm rreth 85 kalori.

Kastravecët
Kastravecët përbëhen kryesisht prej ujit, ndërkaq përmbajnë vetëm rreth 16 kalori. Farat dhe lëvorja e kastravecit përmban më së shumti vlera ushqyese, andaj më së miri është të mos e qëroni. Lëvorja dhe farat ju furnizojnë me fibra dhe me një formë të vitaminës A që njihet si beta-karoten, e i cili është i mirë për sytë.

Domatet
Këto më së shumti njihen për faktin se përmbajnë licopen, i cili është karotenoid që na ndihmon t’i luftojmë sëmundjet kronike, por edhe që ia jep domates ngjyrën e kuqe. Përveç licopenit, domatet përmbajnë edhe vitaminë A, C dhe B2, por edhe krom, kalium dhe fibra.

Një domate e madhësisë mesatare përmban vetëm 25 kalori.

Brokoli
Brokoli ka më së shumti vlera ushqyese kur hahet pa iu nënshtruar ndonjë procedure gatimi, ose kur avullohet. Kjo perime përmban silforafan, i cili është antikancerogjen që punon për t’i shkatërruar kimikalet që e shkaktojnë kancerin në trup.

Përveç vitaminës A, C, E dhe K, brokolit kanë edhe sasi të madhe të fibrave, ndërkaq përmbajnë vetëm 31 kalori.

Portokalli
Shumica i njohin portokajtë për përmbajtjen e vitaminës C, por kjo pemë ofron edhe efekte tjera shëndetësore. Për shkak se vitamina C është kruciale për prodhimin e kolagjenit, portokajtë e ndihmojnë lëkurën të lirë nga dëmtimet dhe e bëjnë të duket mirë. Veç kësaj, portokalli ka pak kalori – një portokall i madhësisë mesatare ka vetëm rreth 80 kalori.

Dredhëzat
Ka më shumë vitaminë C në dredhëza sesa në portokall. Veç kësaj, dredhëzat janë të mbushura plot me folifenole – një lloj antioksidanti. Dredhëzat gjithashtu janë burim i mirë i kaliumit dhe fibrave, nuk kanë yndyrë, kolesterol, kripë, etj. Një servim dredhëza ka vetëm rreth 50 kalori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.