Show-Bizz

Pas deklaratave për tradhti të bashkëshortes, zbulohet sherri mes Rezartit dhe Xhemi Shehut

17:00 - 13.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë ditës së martë në mediat rozë bëri bujë lajmi se aktori i njohur Rezart Veleshnja nëpërmjet disa postimeve në “Instagram” nxori zbuluar tradhtinë e partneres së tij, duke treguar se ajo kishte 4 lidhje të tjera ndërkohë që ishte me të. Por më vonë nëpërmjet disa videove aktori sqaroi se i kishin vjedhur “Instagram”-in dhe se postimet nuk i kishte bërë ai. Ndërkohë që e gjithë vëmendja e publikut ishte fokusuar tek kjo ngjarje, moderatorja e njohur e “Portokalli” ka zbuluar së fundmi sherrin që ka pasur me Rezartin.




Në një rrëfim për emisionin “Sekretet e Portokallisë”, Xhemi Shehu ka treguar një ngjarje që i ka ndodhur pak kohë më parë me aktorin në fjalë. Siç rrëfeu moderatorja, asaj i është dashur që të bëjë një pjesë me Rezartin, mirëpo ai e zgjati aq shumë pjesën e vetë saqë Xhemi u detyrua t’i bërtiste dhe t’i kërkonte të nxitonte në mënyrë që të mbaronin. Por Rezarti nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjë dhe e ktheu të gjithë pjesën në një monolog, duke mos e përfshirë Xhemin. “Iku dhe më la si pemë”, tregoi Xhemi dhe më pas tha se për 2 javë ata të dy nuk folën me njëri-tjetrin.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.