Kryesore

Zyrtarisht hyn në fuqi emri Republika e Maqedonisë së Veriut

09:00 - 13.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese kanë hyrë në fuqi dhe prej mbrëmjes së djeshme vendi quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.




“Njoftojmë se janë plotësuar kushtet për hyrjen në fuqi të amendamenteve të Kushtetutës se Maqedonisë së Veriut dhe ligjit kushtetues për implementimin e amendamenteve të Kushtetutës të Republikës se Maqedonisë, të cilat Kuvendi i Republikës i miratoi më 11 janar 2019. Po ato hyjnë në fuqi sot, me 12 shkurt, pas shpalljes në Gazetën Zyrtare”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Në këtë mënyrë fillon implementimi i detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës dhe amendamentet kushtetuese.

Emri i ri është shënuar edhe në faqen zyrtare të Qeverisë, ndërsa në ditën në vijim do të fillojë edhe procesi i ndryshimit të emrit në tabela dhe mbishkrime institucionale, pika kufitare dhe detyrimet e tjera të parapara me Marrëveshjen e Prespës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.