Rajoni

Aksidenti tragjik në Maqedoni, shkon në 14 bilanci i viktimave

08:25 - 14.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka shkuar në 14 numri i viktimave që humbën jetën në aksidentin e rëndë në autostradën Shkup–Tetovë, kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” ka humbur drejtimin dhe është rrokullisur duke rënë në humnerë.




Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar për bilancin e ri të viktimave, ku sipas tij nga 14 viktima, 7 prej tyre kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbrëmjes së djeshme, Qeveria shpalli 14 dhe 15 shkurtin ditë zie.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së djeshme, kur autobusi që lëvizte nga Shkupi për në Gostivar, në afërsi të fshatit Llaskarcë të Shkupit ka dalë nga rruga pasi i ka plasur një prej gomave dhe ka përfunduar në kanal.

Nga Prokuroria Themelore Publike kanë informuar se për arsye të zbardhjes së rastit dhe hetimeve, prokurori ka kërkuar që drejtuesit të autobusit t’i merret gjak për kontrolle të mëtejshme si edhe të bëhet kontrolli teknik i autobusit se në çfarë gjendje ka qenë para aksidentit.

Nga Prokuroria kanë theksuar se gjatë natës vendi i aksidentit do të sigurohet, ndërsa ekspertiza dhe largimi i autobusit nga vendi i ngjarjes do të vazhdoj gjatë ditës së sotme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.