Nostalgji

Nostalgji/ Hmmmmmm, kë po pergjon Jozefina? Ministri te ‘Petro Nini’, kohët e vjetra, apo Vizat?

16:00 - 14.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Hmmmmmm, kë po përgjon Jozefina?
Ndër më kuriozët në parlament, mbeten Jozefina dhe Iliri. Në këtë foto, Jozefina sic duket lart nga podiumi është duke përgjuar kryeministrin Berisha, ndërsa Ilir Meta, duke u ulur, po i hedh një vështrim Lulzim Bashës. Në fakt të gjitha këto janë vërejtur edhe nga paparazi ynë që qëndron gjithmonë në llozhën e kuvendit. Por, nuk kanë qenë aspak shqetësim për kryeministrin dhe ministrin e brendshëm vështrimet tinzare të dy personaliteteve. Derisa të vendosej në pozicion zv.kryeministri Ilir Meta, Jozefina, ende nuk e hapte seancën. Por në fakt, në javët dhe ditët në vazhdim do të shohim fare mirë se kjo është katërshja më drejtuese e qeverisë shqiptare, e cila do të orientojë edhe zhvillimet për zgjedhje.

Ministri te ‘Petro Nini’, kohët e vjetra, apo Vizat?

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha duket se nuk po e harxhon kot kohën. Menjëherë sapo kryeministri urdhëroi që të gjithë ministrat dhe deputetët të dilnin në bazë për të sqaruar procedurën e liberalizimit të vizave, i pari që e mori përsipër këtë detyrë është vetë Lul Basha. Dhe këtë javë, ministri shkoi pikërisht mes të rinjve, në gjimnazin “Petro Nini” në Tiranë. Mes maturantëve, Basha, ka sqaruar disa nga detajet kyesore të procesit të liberalizimit të vizave, kushteve dhe kohën e qëndrimit në vendet evropiane. Në fakt, gjimnazistët, jo se kanë ndërmend të ikin për të kërkuar azil në ndonjë vend evropian, por mund ta shfrytëzojnë këtë liberalizim, për të pasur një ide më të mirë shkollimi edhe në ndonjë vend evropian. Dhe për t’iu përveshur mirë punës me gjimnazistët, ministri ka hequr edhe xhaketën….

Ky shkrim u botua më 16 Tetor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.