Kryesore

“Çudit” Elisa Spiropali: Ta ndajmë pushtetin, ca bashki ne, ca opozita…

22:14 - 15.02.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nuk pret asgjë të re nga protesta e opozitës. Nga emisioni “Provokacija”, Spiropali tha se nëse do e ndanin pushtetin me opozitën, sipas saj nuk ka ndonjë gjë të keqe.




“Në fakt për ta bërë pak më përfshirëse për të mos u dukur që ne kemi barrikada apo ndonjë problem të madh me opozitën që në fakt nuk e kemi, ne do donim shumë që të kishim një opozitë konstruktive. Madje do donim shumë që edhe në zgjedhje… edhe të ndanim pushtetin me nuk ka asnjë gjë të keqe në kuptim elektoral. Disa bashki mund t’i qeverisin ata disa bashki mund t’i qeverisim ne. Por kështu si po shkon ne e shikojmë shumë të vështirë që opozita ta marrë veten”.

Zonja Spiropali ka folur për përplasje që pati Edi Paloka dhe Kryeministri Rama, seancën e fundit në Kuvend.

“Nuk e di nëse Kuvendi është i shthurur, por është patjetër i marrë peng. Nuk ka simetri mendoj unë dhe çdo qasje për t’i bërë të gjithë njësoj vetëm shmang mbajtjen e përgjegjësisë. Është një përpjekje e përgjithshme opozitare për të hequr dorë nga format e dialogut, për t’ua kthyer këtyre sjelljeve që minimalisht janë të turpshme dhe maksimalisht janë anti-kombëtare. Imagjinoni kur goditet një Kryeministër, imagjino si mund të ndihet një mjek që mund të përballet me lloj-lloj horri”.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Një mendim i tillë për ndarje bashkishë :”Disa të majta e disa të djathta, kjo jo me votat e zgjedhësve”, tregon se deklaruesi nuk e njeh demokracinë, nuk kupton se për çfarë dhe përse bëhet gara elektorale. Një opsion i tillë humbet vlerat e parimeve demokratike, kthehet në arithmetikë dhe si e tillë krijon bindje se e gjithë kjo klasë politike që ka krijuar Saliu, nuk mbështetet në alternativa por në turravrapin: kush e kush dhe si e si të ndajnë.pushtetet, të cilin e shikojnë si një lopë për të vjelë sa më shumë qumësht për të ushqyer familjet e tyre dhe kupolën politike. Kështu është kur nominohen në listat e kandidatëve kalamaj dhe kalamaqër!
    Arbëror Epiroti

    Përgjigju ↓