Horoskopi

Ku të shkoni me pushime këtë verë, sipas shenjës së horoskopit

15:52 - 15.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jemi vetëm në muajin shkurt por me siguri shumë prej nesh e kanë përmendur se po presim me padurim pushimet e verës. Nuk është herët për të menduar për një vend interesant dhe të pa eksploruar më parë.




Pse jo, këtë vit, destinacionin e pushimeve ta përcaktoj horoskopi. Ja se ku duhet të shkoni me pushime këtë vit, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit:

Dashi

Të lindurit nën shenjën e Dashit janë tepër ambiciozë dhe udhëheqës të patrembur. Destinacioni juaj këtë vit mund të jetë Bali, Indonezi, destinacion i cili do t’ju detyrojë t’i merrni gjërat ngadalë dhe të shijoni çdo moment. Ky ishull indonezian ju jep mundësinë të eksploroni vendet antike dhe tempujt hindu.

Demi

Të lindurit nën shenjën e Demit, pëlqejnë të planifikojnë çdo gjë me detaje. Udhëtimi i ëndrrave të Demit duhet të përfshijë një itinerar të detajuar dhe një mjedis jo-kaotik, ku të keni në kontroll gjithçka. Pra, pse nuk sfidoni veten këtë vit? Bëni një udhëtim në Paris. Sigurisht ju mund të planifikoni atë që dëshironi të shihni, pasi Parisi është një nga qytetet më të përshtatshme në botë që ju ofron shumë mundësi.

Binjakët

Të lindurit nën shenjën e Binjakëve janë tepër komunikues , duan të mësojnë dhe të informohen. Pra, ndryshe nga dy shenjat e mëparshme, Binjakët kërkojnë një udhëtim që i lejon të marrin sa më shumë informacion që të jetë e mundur. Irlanda do të ishte destinacioni perfekt për ju.

Gaforrja

Të lindurit nën shenjën e Gaforres duan të ndihen komod. Kjo është arsyeja pse shtëpitë e tyre janë të mbushura me qirinj dhe mbulesa komode, duke e bërë vendin më të përsosur për pushuar. Kjo, megjithatë, çon Gaforret që kurrë të mos lënë zonën e rehatisë. Por, herë pas here, Gaforret pëlqejnë aventurat dhe territoret e panjohura . Kjo është arsyeja pse këtë vit, është koha për të vizituar Tajlandën.

Luani

Të lindurit nën shenjën e Luanit pëlqejnë festat. Ata dëshirojnë të argëtohen dhe të krijojnë miq të rinj. Por, pa harruar edhe aventurat, të cilat janë gjithmonë pjesë e udhëtimeve tuaja. Prandaj destinacioni juaj këtë verë duhet të jetë Kartagjena, Kolumbi. Një qytet plot ngjyra dhe argëtim, njësoj si ju.

Virgjëresha

Të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës, njerëzit pëlqejnë kur ju flisni. Jeni të qartë, të saktë dhe të angazhuar. Gjithashtu jeni tepër të organizuar dhe si një shenjë tokësore, Machu Picchu në Peru është vendi i përsosur për ju për ta vizituar këtë vit.

Peshorja

Të lindurit nën shenjën e Peshores pëlqejnë të jenë të rrethuar veten me gjëra të bukura dhe veçanërisht duan të zbulojnë ushqime të reja dhe të lexojnë librat e fundit. Colmar, Francë, është një qytet i këndshëm dhe destinacioni perfekt për ju. Pse jo, ti kaloni netët relaksuese me verërat speciale që vetëm Franca ofron.

Akrepi

Të lindurit nën shenjën e Akrepit janë të pasionuar dhe të zjarrtë dhe megjithatë ata janë një shenjë uji, si Gaforrja dhe Peshqit. Pra, Akrepët pëlqejnë të shijojnë edhe adrenalinën edhe qetësinë. Santorini, Greqi është destinacioni i duhur. Ju mund të fikni telefonin dhe të shijoni ujërat e kristalta.

Shigjetari

Të lindurit nën shenjën e Shigjetarit ndjejnë nevojën për të marrë çdo gjë si një sfidë, të mësojnë gjuhë të reja dhe të udhëtojnë sa më larg shtëpisë që është e mundur. Prandaj, këtë vit, destinacioni perfekt për ju do të ishte Easter Island, një ishull i largët vullkanik në Polinezi.

Bricjapi

Të lindurit nën shenjën e Bricjapit  janë udhëtarë të durueshëm dhe të shkathët, por edhe dinë se si të argëtohen. Për sa i përket asaj që kërkojnë, Bricjapët pëlqejnë udhëtimet luksoze dhe pikërisht Venecia në Itali do të ishte destincioni juaj këtë verë. Venecia është e bukur, ka histori dhe arkitekturë fantastike. Mos harroni të shijoni edhe një shëtitje me gondola.

Ujori

Të lindurit nën shenjën e Ujorit pëlqejnë udhëtimet shpirtërorë. Prandaj, Siem Reap në Kamboxhia do të jetë destinacioni i duhur për ju, pasi atje ndodhen edhe monumentet më të mëdha shpirtërore në botë. Ju mund të vizitoni edhe tempuj të tjerë si Beng Mealea, Koh Ker dhe Banteay Srey, një manastir ku ju mund të dëgjoni edhe fjlaët e murgjve.

Peshqit

Të lindurit nën shenjën e Peshqit kanë shpirt artistik, janë tepër miqësor dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët, duke qenë partnerë fantastik të udhëtimit. Këtë vit, përqafoni elementin e ujit,  si një shenjë e ujit që jeni dhe udhëtoni në një nga vendet më të qetë në botë: Mondsee, Austri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.