SPORT

Shkëmbi: Na duhet dhe pak fat për të mposhtur Kukësin

18:00 - 15.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bledi Shkëmbi është i bindur te fitorja këtë të premte ndaj Kukësit, ndonëse shpreson që të ketë dhe fatin me vete, fat që u duk se e kishte braktisur skuadrën durrsake në ndeshjet e fundit. Teuta është në luftë për vendin e dytë dhe që ta marrë këtë vend, duhet të mposhtë pikërisht ekipin e Armando Cungut. “Nuk kemi qenë aty ku duhet javën e fundit. Me Flamurtarin dhe Tiranën nuk ishim mirë në lojë, ndërsa me Kamzën nuk arritëm të shfrytëzonim rastet që krijuam. Nuk patëm edhe fat në ndeshjen e fundit. Po vuajmë finalizimin në javët e fundit, ku nuk kemi mundur të shkojmë te fitorja.




Nuk duhet ta përjetojmë keq situatën, sepse të gjithë e dimë se i kemi mundësitë të kthehemi në nivelin e duhur. Shpresoj ta bëjmë që këtë javë, me ndihmën e fatit,” u shpreh timonieri korçar për “Supersort”. Kukësi është një kockë e fortë, por Shkëmbi beson te Latif, golat e të cilit i kanë munguar ekipit. “Nuk është se kemi ndryshuar në grup, vetëm Arapi po luan nga ata që erdhën në merkaton e dimrit, është po ajo Teutë. Presim që Latif të kthehet në formën e tij më të mirë. Kukësi? Patjetër që është shumë e vështirë, sepse luajmë ndaj një ekipi që pretendon titullin. Ne thjesht duhet të bëjmë atë lojë që kemi bërë më parë, kur kemi marrë rezultate pozitive”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.