Kronikë

U gjet me municione në shtëpi, policia shoqëron gjyqtarin e Dajtit

11:21 - 15.02.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas zbutjes së dënimit të Dritan Dajtit në Apelin e Krimeve të Rënda, forcat e policisë kanë kryer kontrolle blic mëngjesin e sotëm nga në pesë banesat e tre gjyqtarëve. Pas kontrollit forcat blu kanë shoqëruar gjyqtarin Skënder Damini, pasi në shtëpinë e tij janë gjetur municione ushtarake. Policia ka kontrolluar shtëpitë e gjyqtarit në Tiranë, si edhe në Vlorë, pranë “Ujit të Ftohtë”.Çështja është gjykuar nga gjyqtarë, të cilët vinin nga Apelet e Rretheve.




Dy gjyqtarët e Shkodrës, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha, kanë votuar pjesërisht kundër vendimit për gjykimin e shkurtuar. Ndërsa tre gjyqtarët e tjerë, Skënder Damiani, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla, kanë pranuar gjykimin e shkurtuar duke bërë që Dritan Dajti t’i shpëtojë dënimit me burg të përjetshëm. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar, për Dajtin, i cili ishte dënuar me burg përjetë duke e dënuar me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.