BLUETOOTH

Fejesë si në ëndrra, shfaqen pamjet e propozimit që Genc Prelvukaj i bëri Eni Koçit

18:00 - 16.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Që ata ishin çift ne të gjithë e dinim por që edhe janë fejuar, kjo është risi. Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi qenkan fejuar në fshehtësi dhe kanë pritur për ta bërë të ditur lajmin e bukur.  Me një dekor shumë romantik, këngëtari është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar për martesë partneres së tij. “Momenti më i bukur, në Plavën e bukur, me të bukuren time. 03.11.2018. Eni Koçi po mendonte se skena u ndërtua për ‘photoshooting”,-ka shkruar ai duke treguar të fshehtat e propozimit. Të njëjtat foto i ka publikuar edhe Eni duke shprehur emocionin me disa ‘emoji’.




Çifti i njohur i showbiz-it e kanë bërë publike lidhjen e tyre pak kohë më parë, megjithëse dyshimet kanë qenë të forta prej kohësh. Kohët e fundit detaji i unazës në gishtin e këngëtares u vu re nga shumë media, të cilat hodhën dyshime për një fejesë të mundshme, por deri sot asgjë nuk ishte pranuar publikisht nga çifti. Tamam si në ëndrra erdhi dhe propozimi, tani mezi presim ta shohim Enin në fustanin e bardhë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.