BLUETOOTH

Më në fund publikohet kënga e re e Era Istrefit që padyshim do jetë hiti i verës

18:00 - 16.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kishim kohë që e prisnim këngën e saj dhe pikërisht këtë të premte këngëtarja me famë botërore, Era Istrefi ka publikuar hitin e ri “Selfish”. Këngëtarja shqiptare vjen në bashkëpunim me dy dj të njohur, Dimitri Vegas & Like Mike. Klipi hapet me këngëtaren që ndodhet e shtrirë në një dysheme të mbushur me gota plastike pas një feste të çmendur që ka organizuar.




Këngëtarja mban veshur një kostum të markës Versace dhe për pamjen e saj është kujdesur stilisti i njohur Justin Lynn. Pak ditë më parë, Era prezantoi këngën ritmike në një skene të madhe ku shfaqej duke performuar. Tepër ritmike dhe e fuqishme, jemi të sigurt që kjo do të jetë kënga e preferuar e club-eve në Shqipëri e Kosovë gjatë sezonin veror. Sukseset nuk po ndalin për këngëtaren shqiptare, pasi këtë vit ajo do të performojë edhe në kampionatin botëror të futbollit për femra, që do të zhvillohet më 7 qershor- 7 korrik 2019 në Paris.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.