SPORT

Partizani shkon në Laç, shans për t’u ngjitur në +10

09:41 - 16.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partizani udhëton këtë fundjavë në transfertën delikate të Laçit, një transfertë që i hap serinë një turi të vërtetë force, pasi menjëherë pas sfidës me kurbinasit, të kuqtë do të përballen respektivisht me Flamurtarin, Tiranën, Teutën dhe Kukësin. Pesë sfida të njëpasnjëshme që do të ndikojnë shumë në rrugëtimin e Partizanit te titulli kampion, titull që mungon në gjysmën e kuqe të kryeqytetit prej 26 vitesh.




Ndaj, kundër kurbinasve duhet vëmendje dhe përqendrim për t’u kthyer me pikë të plota në Tiranë, ose minimalisht edhe me një barazim. Transferta e Laçit është gjithnjë delikate për ekipet, teksa edhe në fazën e parë Partizani nuk shkoi më shumë sesa një barazim 0-0 ndaj bardhezinjve. Por, atëherë Partizani ende nuk kishte shfaqur potencialin e tij, teksa këtë gjë e bëri javë pas jave, duke udhëhequr tashmë me meritë dhe i shkëputur 8 pikë nga ndjekësi më i afërt, Kukësi. Laçi ka vendosur të kënaqë urinë e tifozëve të kuq, duke hapur të gjithë tribunën pas porte, ndërsa nga kryeqyteti do të udhëtojë masivisht dhe lojtari i 12-të i Partizanit, që tashmë e ndjen më pranë se kurrë titullin kampion.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.