POLITIKË

“Protestë më e madhe në 30 vite”, Basha: S’erdhëm për akte dhune, u provokua

13:13 - 16.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka folur sërish mes turmës së protestuesve, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa pohoi se qëllimi i kësaj proteste është: qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.




Basha komentoi edhe aktet e dhunës duke deklaruar se protestuesit u provokuan nga policia.

‘Në asnjë rast policia e gardhit, nuk hapet në atë mënyrë. Ka patur një skenar për të cuar në dhunë e konfrontim, ne qendrojmë e do qendrojmë deri në fund, protesta është thirrur nga opozita me një qëllim qeveri tranzitore, zgjedhje të parakohshme. Kjo protestë është më e madhja në 30 vite. Asnjë protestues nuk erdhi për akte dhune. Ato u provokuan dhe u nxitën nga një skenar i Edi Ramës, u bëj thirrje efektivëve të ruajnë qetësinë’, tha Basha.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.