BLUETOOTH

Sërish shtatzënë Nora Istrefi? Zbulohet detaji i veçantë

09:00 - 16.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo shfaqet gjithmonë në çdo dalje të sajën në superformë dhe shumë provokuese. Por mesa duket dita e Shën Valentinit ka qenë një nga ‘ditët e rrëfimit’ për këngëtaren shqiptare. Në postimin e saj të fundit ajo shfaqet me një fustan mjaft sensual, por që në profil i duket mjaft mirë barku i rrumbullakosur, i cili nuk ka se si të mendohet se ka qenë thjesht një fryrje e momentit. Duke qenë se Nora Istrefi shfaqet gjithmonë e kuruar deri në detaj dhe e shumë elegante e pa pikë fryrje në stomak, një foto e tillë me një fryrje të tillë na bëri shumë përshtypje.




E veshur me një fustan të shkurt, ajo i ka vënë në pah këmbët e gjata joshëse dhe trupin superseksi. Nora ka zgjedhur të duket kështu në postimet që ka bërë së fundi në ‘Instagram’, ndërkaq sigurisht se është bërë kaq elegante për natën e festës së të dashuruarve. Kujtojmë nga ana tjetër se në shtator të vitit të kaluar shfaqi një reklamë në faqen e saj në ‘Instagram’ që s’para shfaq lidhur me një klinikë gjinekologjike në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Edhe pse pati insinuata të shumta ajo preferoi të mos reagonte. Ndërkaq para kësaj fotoje kemi shumë dyshime. Nora Istrefi që është e martuar me Robert Berishën, dhe që kanë një vajzë më emrin Rene,  dhe planet për ta janë që së shpejti do të sjell në jetë edhe një fëmijë tjetër, ditët në vijim mbetet të konfirmohet se a është shtatzënë apo jo Nora.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.