POLITIKË

Tensionet në protestë, LSI: Qeveria provokoi qytetarët duke larguar policët

13:58 - 16.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Qeveria provokoi qytetaret në protestë duke larguar kordonin e Policisë që ndante Kryeministrinë me protestuesit. Policia e Shtetit nuk ka komunikuar në asnjë moment apo për asnjë çështje me organizatoret e protestës, duke vepruar në kundërshtim të plotë me ligjin”.




Kjo është deklarata e  Lëvizjes Socialiste për Integrim shpërndarë mediave, teksa cilëson se Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kane përdorur Lënde Helmuese Luftarake dhe gaz lotsjellës mbi protestuesit, duke shkaktuar dëme shumë të rënda në rrugët e frymëmarrjes të qytetarëve dhe ka përkeqësuar shëndetin e qytetarëve me probleme kardiake.

Sipas LSI, kjo sjellje provokative e Policisë se Shtetit dhe e Gardës së Republikës ka qenë në kundërshtim me dëshirën e opozitës për një protestë paqësore.

 Deklarata e Plotë:

Me shqetësim të madh ndajmë me ju sjelljen e patolerueshme dhe antidemokratike të qeverisë shqiptare gjatë protestës së sotme të qytetarëve. Opozita ka komunikuar zyrtarisht me Ministrinë e Brendshme për të gjitha elementet e organizimit të protestës.

Megjithatë, qeveria provokoi qytetaret në protestë duke larguar kordonin e Policisë që ndante Kryeministrinë me protestuesit. Policia e Shtetit nuk ka komunikuar në asnjë moment apo për asnjë çështje me organizatoret e protestës, duke vepruar në kundërshtim të plotë me ligjin.

Gjithashtu, Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kane përdorur Lënde Helmuese Luftarake dhe gaz lotsjellës mbi protestuesit, duke shkaktuar dëme shumë të rënda në rrugët e frymëmarrjes të qytetarëve dhe ka përkeqësuar shëndetin e qytetarëve me probleme kardiake. Kjo sjellje provokative e Policisë se Shtetit dhe e Gardës së Republikës ka qenë në kundërshtim me dëshirën e opozitës për një protestë paqësore dhe theksojmë se kjo proteste ka nisur paqësore dhe vazhdon të jetë e tillë në sytë e qytetarëve.

Veprimet e qeverise provuan edhe një herë rrugën anti demokratike të qeverisë dhe te Kryeministrit Edi Rama. Ju sigurojmë se LSI dhe Opozita po përpiqet të bëjë të pamundurën për ti mbajtur protestuesit të qetë dhe nën kontroll, pavarësisht se provokimet e strukturave qeveritare të nisura prej disa ditësh tashme, vazhdojnë  ende të cënojne të drejtën e qytetareve për të protestuar për një ndryshim pozitiv.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.