Kryesore

Ndërkombëtarët presion Bashës. Ja pse u mbyll protesta e opozitës

12:23 - 17.02.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tentativat e opozitë shqiptare për të destabilizuar vendin dështuan. Edhe pse Berisha e Kryemadhi prej disa ditësh tentuan të nxisnin popullin të shkonte te mosbindja civile, falë presionit amerikan ata u larguan dje me “bisht ndër shalë”. Që kur PS ka marrë pushtetin, opozita ka zhvilluar me dhjetra protesta dhe të gjithë kanë pasur të njëjtin përfundim: Kanë dështuar. Skenari i Bashës, Berishës dhe Kryemadhit ishte të rrethohej Kryeministria, turma të futej brenda dhe qytetarët të qëndronin aty derisa Rama të pranonte kushtin për qeveri teknike dhe të shkohej në zgjedhje të parakohshme. Por asgjë nuk u arrit, pasi ndodhi vetëm sulmi ndaj Kryeministrisë. Por dhe ky sulm dështoi, pasi protestuesit u përballën me një strategji shumë të menduar të policisë. Porta ishte blinduar dhe nuk u arrit të hapej. Po ashtu policia shmangu dhunën. Skenari i opozitës ishte që të kishte konfrontime me forcat e rendit në mënyrë që vendi të shkonte drejt destabilizimit.




Policia në asnjë moment nuk ushtroi dhunë. Forcat speciale nuk ndërhynë fare dhe pati vetëm gaz lotsjellës. Kjo manovër e policisë prishi planin Berisha-Kryemadhi për grusht shteti, pasi turma u mjaftua vetëm duke sulmuar derën e Kryeministrisë. Por teksa të gjithë prisnin që të bllokohej për ditë me radhë godina, Lulzim Basha rreth orës 16.00 ju bëri të gjithëve thirrje që të largoheshin. Ai u shpreh se protesta do vijojë ditën e enjte para Parlamentit, por kjo ishte një lëvizje strategjike, pasi opozita dje u largua me “bishtin ndër shalë”. Këtë të enjte PD pritet të protestojë sërish para godinës së Parlamentit dhe më pas do i rikthehet rutinës së saj me bojkote parlamentare dhe aty merr fund gjithë plani për të destabilizuar vendin. Pra sërish ishte Basha ai që rrëzoi planet Berisha-Kryemadhi për revolta. Ish-kryeministri ishte ai që dje kërkonte që qytetarët ta largojnë me dhunë Ramën. Edhe Kryemadhi po ashtu, ndërsa Bash ai ishte më i distancuar. Në fund ai prishi të gjitha planet duke larguar turmën.

Presioni amerikan

Ata që detyruan opozitën të tërhiqej ishin ndërkombëtarët. SHBA, BE, OSBE dhe shumë shtete të tjera dolën me deklarata të menjëhershme duke dënuar sjelljet e opozitës. Por amerikanët ishin me një mesazh më të fortë, duke i dërguar mesazh të qartë Bashës se të tilla skena për ta janë të patolerueshme. “Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive”, thuhej ndër të tjera në mesazhin e amerikanëve. Pra dukej se ishte një mesazh shumë i qartë si për PD ashtu dhe LSI dhe ky presion bëri që Basha t’u kërkojë qytetarëve të kthehen në shtëpi. Reagimet e djeshme të ambasadave tregonin se opozita duhet të zgjidhte: Ose të sulmonte institucionet dhe të hynte në luftë me ndërkombëtarët, ose të tërhiqej dhe të negociojë me qeverinë. Basha e pësoi një herë më 17 maj, pasi SHBA e ngriti nga çadra dhe e futi në Parlament. Këtë herë lideri demokrat u dorëzua lehtë, duke e ditur se nuk bëhet shaka me ndërkombëtarët. Të gjitha provat tregojnë se dje opozita dështoi. Ishte Monika Kryemadhi ajo e cila deklaroi të enjten se nga protesta, ose do ikë Rama, ose dy liderët e opozitës. Rama vijon të qëndrojë kryeministër, ndërsa nuk e dimë nëse do ikin krerët e PD dhe LSI. Protesta e djeshme tregoi dhe një herë se nuk mund të ketë qeveri me dhunë dhe se askush nuk u del dot kundër\ gazeta sot


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Politikanet,duhet t’i lene zullumet made in saLESHbisturiserbi,leter kopjativi i zi vasili,”parti republkane qe “i dha pronat sipas tapive” dhe kampionit te vodkes DHE TE ZBATOJNE LIGJET QE VETE I KANE MIRATUAR

    Përgjigju ↓