SHËNDET

Instruktori Erdi Larti: 6 rregullat që duhen ndjekur për një trup të tonifikuar

15:45 - 18.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Trupi është veshja më e bukur që kemi” dhe kjo shprehje vlen më shumë për stinën e nxehtë të verës. Kështu, nëse doni që këtë verë të keni një trup dhe fizik më tërheqës, ky është momenti të filloni nga puna. Në këtë shkrim për suplementin “Life Pages” në ‘Gazeta Shqiptare’, Erdi Larti, instruktor palestre tregon disa nga rregullat kryesore sesi mund të fillojmë të bëhemi gati për një “beach body”.




Filloni aktivitetin fizik
Ky është hapi i parë pa të cilin nuk mund të formosh një trup të tonifikuar. Dhe nëse doni që këtë verë të tërhiqni vëmendje me fizikun tuaj, duhet ta merrni shumë seriozisht këtë hap. Filloni të paktën 2 deri në 3 herë në javë duke u ushtruar nga 1 orë si fillim. Nëse jeni sistematikë në stërvitje më besoni do të keni rezultate shumë shpejt.

Zgjidhni aktivitetin fizik që ju pëlqen më shumë
Kjo është dilema, çfarë do të bëj dhe ku do të shkoj?! Ka pafund vende ku mund të stërviteni. Ka fitness, cross fit, zumba, kërcime latine, etj. Pyeteni veten se ku do të ndjeheshit më komode dhe nuk do të mërziteshit. Duhet të filloni të merreni me diçka që ju pëlqen sepse nëse zgjidhni një lloj aktiviteti që nuk është në preferencat tuaja do të përfundoni duke e braktisur shumë shpejt. Mund të jeni natyrë sfiduese kështu mund të zgjidhni fitnesin, i cili për hir të vërtetës do shumë vullnet dhe është vendi im I preferuar. Mund të zgjidhni cross fit nëse doni intensitet dhe ju pëlqen të stërviteni në grup, nëse përveç stërvitjes doni edhe të argëtoheni mund të shkoni në zumba ose në kërcime latine. Ju e njihni më mirë veten tuaj prandaj kjo zgjedhje ju takon vetëm ju.

Ushtroni muskujt e barkut
Barku, pjesa më delikate e trupit… Nëse do të filloni të kujdeseni që tani padiskutim në verë nuk do të keni një probleme me fryrjen. Ushtrimet e barkut janë nga ato ushtrime që mund ti bësh kudo dhe kurdo. Filloni nga 20 – 30 minuta çdo ditë.

Kujdesuni për ushqimet që duhet të konsumoni
Që gjërat të funksionojnë, duhet ti zbatoni të gjitha rregullat. Jo vetëm stërvitje dhe me ushqimin ta teproni ose anasjelltas, jo vetëm dietë ushqimore dhe pa aktivitet fizik. Ato janë të ndërlidhura me njëra – tjetrën. Kur fillon të bësh aktivitet fizik duhet ta ndihmosh atë me ushqimin e duhur. Duhet të përfshini në dietën tuaj ushqimore ushqime me proteina si vezë, peshk, qumësht, fileto pule, perime, etj. Proteina ndihmon në rigjenerimin dhe formimin e muskujve. Kështu do mund të formoni më shpejt një trup të tonofikuar. Ushqimet që duhet të mbani larg janë ato me yndyrë, brumërat, të skuqurat, sheqeri dhe ushqimet e procesuara.

Konsumoni 5 vakte në ditë
Dikush ndoshta do të mendojë instiktivisht që me 5 vakte nuk dobësohet dot, ose janë shumë. E keni gabim. Të konsumosh diçka çdo 2 orë, kjo do të ishte idealja për organizmin tonë, gjithsesi 5 vakte është menduar duke marrë parasysh edhe rrethanat që njerëzit janë në punë, shkollë dhe nuk mund të jenë kaq strikt. Duhen ngrënë 3 vakte kryesore dhe 2 mesvakte. Mëngjesi , paradreka, dreka, paradarka dhe darka. Këto minivakte para drekës dhe darkës duhet të jenë vakte të vogla ku mund të konsumoni fruta të thata, fruta, çaj ose pak bukë. Duhet të keni kujdes sasinë. Kur hamë vakte të vogla dhe të shpeshta, trupi jonë nuk ndjehet i uritur, dhe metabolizmi punon më shpejt. Jemi më energjikë dhe eficient gjatë ditës.

Mos harroni të pini ujë
Pini 2 deri në 3 litra ujë në ditë. Pini ujë edhe kur ndjeni uri, sepse kështu do të ndjeheni të ngopura dhe do të konsumoni më pak ushqim. Uji hidraton trupin dhe ju largon mbetjet toksiske. Të flasësh për vetitë e ujit nuk mjaftojnë këto rreshta, por mbani mend rregullin kryesor, që uji është pija më e shëndetshme që mund të konsumoni. Këto ishin disa nga rregullat që do ju ndihmojnë nëse i ndiqni të gjitha njëkohësisht. Trupi juaj do fillojë të reagojë pas zbatimit të këtyre 6 rregullave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.