BOTA

Bota e modës në zi, ndërron jetë stilisti Karl Lagerfeld

15:25 - 19.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjecare në Paris, stilisti i njohur Karl Lagerfeld, Dizenjatori gjerman dhe drejtori artistik i Chanel, ishte një prej personaliteteve më me ndikim në industrinë e modës, i cili punoi deri ditën kur vdiq.




Stilisti krijonte gjithashtu edhe për brandin dhe shtëpinë e modës Fendi si edhe ka bashkëpunuar me markën H&M.

Prej disa javës Lagerfeld nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe kishte munguar në disa shfaqje.

Karl Otto Lagerfeldt lindi në vitin 1933 në Gjermaninë e paraluftës.

Ai emigroi në Paris kur ishte adoleshent dhe u bë ndihmës i Pierre Balmain, para se të punonte për Fendi dhe Chloe në vitet 60-të.

Karrierën e tij të gjatë tek Chanel e nisi në vitin 1983, një dekadë pas vdekjes së Coco Chanel. Një vit më vonë krijoi kompaninë e tij.

Me kostumet kryesisht të errëta, flokët e bardhë të mbledhur bisht, syzet me ngjyrë dhe ironinë personazhi i tij ishte i pakrahasueshëm…

“Jam një karikaturë e vetës dhe më pëlqen”, është një prej batutave më të famshme të tij.

Shumë personazhe të njohur si Donatella Versace, Victoria Beckam dhe Henry Holland kanë reaguar me pikëllim për ndarjen nga jeta të Lagerfeldt, teksa nuk kanë ngurruar të shprehin mirënjohje dhe konsideratë për punën e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.