BOTA

“Bota nuk mund të jetojë pa ne”, themeluesi i Huawei paralajmëron SHBA-në

11:41 - 19.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Themeluesi i gjigantit kinez të telekomit Huawei ka dënuar përpjekjet e Shteteve të Bashkuara “për të futur në listën e zezë” kompaninë e tij, duke thënë se bota nuk mund të funksionojë pa të dhe teknologjinë e tij.




Në një intervistë për BBC-në, Ren Zhengfei u shpreh: “SHBA-ja nuk mund të na shtypë.  Bota nuk mund të jetojë pa ne, sepse jemi më të avancuar”.

Muajin e kaluar, Departamenti amerikan i Drejtësisë ngriti një mori akuzash penale kundër Huawei-t.

Akuzat përfshijnë mashtrimin bankar, pengimin e drejtësisë dhe vjedhje të teknologjisë nga kompania amerikane T-Mobile.

Ren, duke folur për BBC-në, dënoi edhe arrestimin e vajzës së tij, Meng Wanzhou.

Meng, e cila është edhe drejtuese e financave në Huawei, është arrestuar në Kanada në dhjetor, me kërkesë të SHBA-së, për, siç është thënë, shmangie të sanksioneve kundër Iranit.

Huawei është një nga ofruesit më të mëdhenj të pajisjeve dhe shërbimeve të telekomunikimit në botë.

Por, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore kanë shprehur shqetësim se Qeveria e Kinës mund ta përdorë teknologjinë e tij për t’i zgjeruar kapacitetet e spiunimit, edhe pse firma këmbëngul se nuk ka kontroll qeveritar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.