BOTA

E zhdukur prej 18 vitesh, gjendet brenda frigoriferit të motrës

10:54 - 19.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trupi i një gruaje kroate, e cila ishte zhdukur që në vitin 2000, është zbuluar në frigoriferin e shtëpisë së motrës së saj.




Jasmina Dominic u pa për herë të fundit kur ishte 23 vjeçe në vitin 2000.

Familja e saj e raportoi të zhdukur vetëm në vitin 2005 dhe më parë i kishte thënë policisë se ajo jetonte jashtë shtetit.

Por, oficerët e policisë gjetën trupin e saj brenda një frigoriferi në korridorin e shtëpisë së familjes në fshatin Pavlovec, në verilindje të kryeqytetit të Zagrebit, të shtunën.

Zyrtarët kanë arrestuar motrën e viktimës, 45-vjeçaren Smiljana Srnec, ndërsa trupi i viktimës do t’i nënshtrohet autopsisë.

Ndonëse përgjigjja e autopsisë ende nuk ka dalë, policia beson se Dominic është vrarë.

Zëdhënësi i policisë Nenad Risak tha se familja i kishte thënë policisë në të kaluarën se Dominic jetonte jashtë vendit.

“Ata (familja) na orientuan në drejtime të tjera gjatë hetimeve”, tha Risak duke dhënë detaje për hetimin fillestar lidhur me zhdukjen e Jasmina Dominic.

“Ne kontrolluam shtëpinë (gjatë hetimit) … por nuk kishim informacion se mund të kishte ndodhur diçka brenda shtëpisë”, njoftoi policia.

Rasti ka tronditur Kroacinë, dhe shumë njerëz pyesin se si ishte e mundur që familja të kishte jetuar kaq gjatë me një trup të fshehur në shtëpi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.