Horoskopi

Horoskopi i datës 19 Shkurt 2019

00:00 - 19.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Do kaloni momente mjaft emocionuese pranë partnerit të zemrës dhe nuk do doni të ndaheni prej tij. Financat do jenë të paqëndrueshme, prandaj kujdes me shpenzimet veçanërisht për gjëra që nuk nevojiten.

Duhet të bëni gjithçka që marrëdhënia juaj me partnerin të jetë më e mirë. Edhe për ata që kanë pasur tensione, situata do të stabilizohet. Beqarët do kenë mundësi për të pasur njohje të reja e mjaft interesante.

 

Financat do kenë përmirësime të ndjeshme falë maturisë që keni treguar me shpenzimet. Ata që janë çift do përballen me zhgënjime dhe do ndihen keq. Beqarët nuk do kenë shumë gjasa të fillojnë një lidhje serioze.

Të ardhurat nuk do kenë ndryshime të mëdha pozitive. Do jeni shumë të ndjeshëm ndaj fjalëve të një kolegu. Beqarët do kenë një ditë pozitive dhe në mbrëmje priten disa takime.

Financat do jenë mjaft të ekuilibruara dhe nuk do keni tronditje të mëdha. Gjatë kësaj dite, dyshimet mbi vazhdimësinë e jetës suaj në çift do jenë të mëdha. Mundohuni të mos merrni vendime të nxituara në çështjet financiare.

Planetët do jenë të pozicionuar negativisht në planin financiar dhe do ju duhet që të ulni shpenzimet. Mjedisi i turbullt yjor mund të ndikojë mjaft në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Tregohuni pak më të duruar me partnerin.

Financat do jenë përgjithësisht të mira, por duhen shmangur investimet shumë të mëdha. Jeta juaj në çift do të marrë një drejtim shumë më të mirë gjatë kësaj dite. Do kuptoheni me njëri-tjetrin dhe do bëni më shumë tolerime se më parë.

Klima në jetën tuaj romantike nuk do jetë aspak e mirë gjatë kësaj dite. Do keni vështirësi për të ruajtur një komunikim të ngrohtë dhe nuk do mundni dot ta mbani për vete xhelozinë.

Me financat duhet të vazhdoni të tregoheni të matur. Nuk ka ardhur ende koha të bëni shpenzime të mëdha. Jeta sentimentale e çifteve do të vazhdojë të mbrohet nga yjet edhe gjatë kësaj dite.

Për shkak të faturave apo shpenzime të nevojshme që do ju duhet të bëni, financat do jenë në situatë jo fort të mirë. Beqarët do njihen me disa persona, por duhet të kalojnë disa ditë para se të japin fjalën për diçka më tepër.

Impulsiviteti dhe pamaturia do sjellin probleme financiare. Nëse kohët e fundit e keni lënë pas dore atë që keni në krah për shkak të angazhimeve profesionale, sot gjithçka do ndryshojë për mirë.

Ne planin financiar nuk duhet në asnjë mënyrë të ndërmerrni rreziqe të mëdha dhe as të jepni para hua. Sot duhet me patjetër të ruani ekuilibrin. Marrëdhënia në çift nuk do jetë shumë e qetë gjatë kësaj dite.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.