Show-Bizz

Klajda Gjosha shtatzënë për herë të dytë

10:18 - 19.02.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Monika Kryemadhi zbulon sekretin

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të bëhet nënë për herë të dytë. Flasim për Klajda Gjoshën, e cila duket se e ka mbajtur shtatëzaninë e saj të fshehur nga mediat. Në mes të një klime të nxehtë politike, duket se ky është i vetmi lajmi i mirë që vjen nga LSI. Ishte vetë Monika Kryemadhi që e zbuloi këtë fakt mbrëmjen e djeshme. Kryetarja e LSI ka qenë e ftuar e Artur Zhejit në Ora News, duke folur rreth protestës ka zbuluar edhe shtatëzaninë e ish-ministres së Integrimit. “ Klajda Gjosha, ishte dhunuese? Që është dhe shtatzënë”, është shprehur kryetarja e LSI. Por duket se fill pas kësaj deklarate, Kryemadhi është penduar. Nëse klikojmë sot në videon e emisionit, është fshirë pjesë që e rrëfen sekretin e Gjoshës. Bëhet me dije se ish-minsitrja është në muajt e parë të pritjes së ëmbël.




Duke nisur nga zhvillimet politike, Klajda ka zgjedhur që ta zbulojë në një moment të dytë edhe lajmin e mirë. Kujtojmë se Klajda Gjosha është nënë e një djali gati 5-vjeçar, Luisi. E pasi i është përkushtuar djaloshit, tashmë është momenti që ajo dhe bashkëshorti saj të përjetojnë edhe njëherë emocionin e të qënurit përsëri prindër. Duke qenë se gëzon linja perfekte, të gjithëve i ka shpëtuar barku i rrumbullakosur poshtë veshjes formale. Duke folur për gazin që u hodh në protestë, Kryemadhi e ka zbuluar pa dashje sekretin, duke u shqetësuar si femër, si nënë dhe si shoqe për gjendjen e deputetes së saj. Do të duhet të kalojë disa kohë, derisa ta shikojmë Klajdën me barkun e rrumbullakosur, apo të flasë edhe për këtë eksperiencë që po shijon për herë të dytë. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë deputetes së Tiranës një shtatëzani të mbarë, dhe pse jo këtë herë me një vajzë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.