BOTA

“Po keqpërdor pushtetin”, 16 shtete padi kundër Trump

10:30 - 19.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një koalicion i 16 shteteve amerikane të udhëhequr nga Kalifornia janë bashkuar për të paditur administratën e Presidentit Donald Trump, mbi vendimin e tij për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin me Meksikën.




Në deklaratën e tyre, shtetet kanë cilësuar se kërkojnë  të bllokojnë  “keqpërdorimin  e pushtetit presidencial”.

Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pasi Trump aktivizoi kompetencat e jashtëzakonshme me qëllimin të anashkalonte Kongresin e te siguronte kësisoj financimin e projektit, një premtim qendror i bërë gjatë fushatës.

Trump njoftoi planin e tij pasi kongresi i refuzoi fondet për ndërtimin e murit.

Koalicioni i 16 shteteve argumenton se urdhri i tij për të devijuar fondet do t’i kushtoje atyre miliona dollarë, duke i dëmtuar ekonomitë.

Ligjvënësi demokrat Adam Schiff, kryetar i komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve deklaroi se qëndresa në këtë rast është e domosdoshme.

Por, Trump tha se nuk kishte nevojë të deklaronte gjendjen e emergjencës, por e kishte bërë këtë me shpresën e sigurimit sa më shpejt të fondeve për murin.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.