POLITIKË

Si devijoi rrugën eskorta e kryeministrit Rama

11:56 - 19.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eskorta e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama u detyrua të kalonte përmes rrugës dytësore gjatë udhëtimit për në Pukë. Kjo pasi dhjetëra qytetarë dhe mbështetës të PD-së bllokuan aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në shenjë proteste kundër kësaj qeverie. Protestuesit kerkuan largimin e kryeministrit që sipas tyre nuk përfaqëson popullin, por grupet kriminale.




Ndërkohë që gjatë protestës pati edhe konfrontime me punonjës të policisë, të cilët tentuan të shpërndanin qytetarët për të mundësuar qarkullimin e automjeteve.

Kujtojmë këtu se kjo protesta vjen një ditë pasi opozita deklaroi zyrtarisht djegien e mandateve ashtu si të gjitha partitë opozitare, ndërkohë që të enjten është paralajmëruar një tjetër protestë përpara parlamentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.