SPORT

Skënderbeu-Tirana do të luhet ditën e premte

10:29 - 19.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me javën e 22-të të përfunduar tashmë, është përcaktuar dhe java pasardhëse, ajo e 23-ta, e cila do të jetë e ndarë në ditë të ndryshme. Gjithçka do të nisë me kryendeshjen që do të zhvillohet në Korçë, kundër Skënderbeut dhe Tiranës, e cila është në program ditën e premte në orën 18:00. Më pas sfidat do të vijojnë ditën e shtunë, me tre përballje.




Në orën 14:00 në Gjirokastër do të luhet Luftëtari-Teuta, ndërsa në Durrës, Kastrioti do të presë Laçin. E shtuna do të mbyllet me përballjen e “Selaman Stërmasit”, ku Partizani do të presë Flamurtarin. Të dielën do të luhet dhe ndeshja e fundit e javës së 23-të, me Kukësin pretendent që pret Kamzën e vendit të fundit. Ndeshja do të luhet në Kamzë në orën 14:00, pasi edhe Kukësi shfrytëzon të njëjtin stadium sikundër edhe Kamza.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.