SPORT

Akuza e kushëririt të Salas: Emilianon e vranë

12:13 - 20.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas dyshimeve të forta nga ana e së fejuarës, të publikuara dhe më pas të fshira nga rrjetet sociale, tashmë është kushëriri i Emiliano Sala që hedh hije dyshimi mbi vdekjen e sulmuesit 29-vjeçar, avioni i të cilit u rrëzua në kanalin e La Manshit më 21 janar. “Emilianon e kanë vrarë. Në këtë histori ka disa gjëra që nuk qëndrojnë, është diçka e bërë nxitimthi. Dua të kuptoj përse ka qenë i detyruar të hipë në atë avion.




Ishte një lojtar i rëndësishëm dhe e lanë vetëm, pa pasur me vete asnjë përfaqësues”, deklaron Matias Gati, kushëriri i sulmuesit argjentinas, që më pas shton. “Policia duhet të hetojë në pikat e errëta të historisë, duam drejtësi. Duhej të kishte udhëtuar në kushte të tjera. Nuk e dimë as nëse ai avion i kishte kushtet e duhura për të kaluar La Manshin. Askush nuk do të na e kthejë Emilianon pas, por nëse dikush ka gabuar, duhet të paguajë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.